Brickos

FSK përfundon ushtrimin fushor “Ujku 02/2019” në komunën e Rahovecit

Për tri ditë me radhët (25, 26, 27 Qershor 2019), Batalioni i dytë i Brigadës për Reagim të Shpejtë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zhvilloi ushtrimi fushor “Ujku 02/2019” në komunën e Rahovecit. Pjesë e këtij ushtrimi që është mbajtur për herë të parë në këtë komun ishin ushtarët e FSK-së, Njësia e Zjarrfikësëve në Rahovec, Policia e Kosovës, zyrtarë të QKMF-së në Rahovec, zyrtar të Kryqit të  Kuq dhe Qendrës Rinore. Në ceremoninë përmbyllëse të ushtrimit të pranishëm ishte Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, kolonel Hysen Dreshaj zv komandant i Batalionit të dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK në Istog dhe nënkolonel Astrit Haliti komandant i Batalionit të dytë në Burim ish Istog.

Ushtarët e FSK-së, Njësia e Zjarrfikësëve në Rahovec, Policia e Kosovës, zyrtarë të QKMF-së në Rahovec, zyrtar të Kryqit të  Kuq dhe Qendrës Rinore, kanë prezantuar në pika të shkurtëra objektivat dhe detyrat e realizuara gjatë gjithë ushtrimit. Objektivat në emër të komunës së Rahovecit i ka prezantuar Hasan Përboqi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në fjalimin e tij kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka falënderuar të gjithë akteret të cilët kanë marrë pjesë në realizimin e suksesshëm të ushtrimit fushor 02/2019 Ujku, një ushtrim fushor ku falë një bashkëpunimi, një koordinimi, organizmi ndërmjet komunës së Rahovecit dhe njësive të agjensioneve civile të komunës, QKMF-së, Njësisë së Zjarrfikëseve, Kryqit të Kuq, Policisë së Kosovës e në koordinim me ushtrinë e Kosovës.

“Ky ushtrim na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë edhe neve, sepse jo vetëm që ka testuar shkathtësit, aftësit, fuqinë, vlerat dhe natyrisht efikasitetin e shërbimeve tona komunale, por njëkohësisht na ka sinjalizuar, na ka bërë me dije që aksione të tilla, ose ushtrime të tilla të integruara komplekse, pavarësisht që janë skenar dhe janë të planifikuara paraprakisht, pavarësisht që ka plot aktivitete të improvizuara, neve na mundësojnë që qytetari i komunës së Rahovecit, qytetari i Kosovës nëpërmjet këtyre ushtrimeve e këtij ushtrimi fushor Ujku, të dërgojmë mesazhin e qartë se qytetarët tashmë do të jenë sigurisht më të sigurt edhe për shkak të këtij ushtrimi sepse nëpërmjet këtij ushtrimi ne reflektojmë sukseset tona të përbashkëta, po sigurisht që mund të mësojmë nga dobësitë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kolonel Hysen Dreshaj, z.v komandant i Batalioni të dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë i FSK në Burim ish Istog në fjalën e tij ka thënë se ushtrimet e tilla janë, jo veç për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por për të gjithë akterët e sigurisë kanë rëndësi të veçantë sepse na jemi ata të cilët duhet të jemi në shërbim të qytetarëve. Andaj ushtrime të tilla neve na forcojnë edhe na bëjnë ma të përgatitur se si ne të intervenojmë në rast të krizave, në rast të situatave të tilla. Trajnime të tilla apo ushtrime të tilla FSK ka realizuar në komuna të tjera por në komunën e Rahovecit ky ushtrim është bërë për herë të parë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …