Ushtarët e Kosovës tregohen të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara në Garën e Luftëtarit më të Mirë

FSK: Projektligjet për transformimin e MFSK-FSK-së u miratuan unanimisht në Qeverinë e Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës të Kosovës me votë unanime të kabinetit qeveritarë u miratuan tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me Mision dhe detyra shtesë: Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e  Mbrojtjes. Në mbledhjen e Qeverisë së vendit, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, paraqiti ekspozenë ku ka argumentuar arsyeshmërinë për procedim dhe miratim të Pakos së Ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat u miratuan nga kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës.

Në vazhdim gjeni ekspozenë e plotë të Ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, të mbajtur në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot më: 13.shtator 2018.

EKSPOZE

Procedimi i projektligjeve pa ndryshime kushtetuese

I nderuar Kryeministër

Te nderuar zv/Kryeministra

Te nderuar Ministra

Te nderuar zv/Ministra,

Me lejoni qe sot para jush te paraqes propozimin e MFSK-së per tri projektligjet bazike të FSK-së:

1.Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

2.Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe

3.Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Përkatësisht:

1.- Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale,  e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe  interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

2.- Projektligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon  kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta,  paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dh çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.

3.- Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes – Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Ministria e Mbrojtjes do të harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si  dhe do të ushtron funksionet e kompetencat  e saj në përputhje me Kushtetutën, me kёtё ligj.

Po ashtu, ky projektligj përcakton në mënyrë të detajuar edhe kompetencat e Ministrisë, kompetencat e Ministrit të Mbrojtjes e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

Është me rëndësi të theksohet se  në momentin e krijimit të rrethanave  të favorshme politike do të ndryshohet edhe emri përmes  procedurave të  ndryshimeve përkatëse kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …