leoni

FTESË PËR APLIKIM TË GRAVE PËR TRAJNIME PROFESIONALE PËR PËRPUNIM TË QUMËSHTIT

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK),  është duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania. Një ndër objektivat e projektit është përkrahja e grave në zonat rurale në ngritjen e aftësive profesionale në përpunimin e frutave, perimeve, qumështit, përgatitjen e ushqimeve dhe ëmbëlsirave, të cilat më pastaj do të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra nga puna e tyre. Për vitin 2020 aktiviteti për trajnim profesional për gratë në përpunim, që rezulton në gjenerimin e të ardhurave, do të mbahet në Komunën e Vitisë, duke përzgjedhur një grup prej 15 grave të cilat do të përcjellin programin e trajnimeve teorike dhe praktike në Përpunimin e Qumështit. IADK në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Komunën e Vitisë do të investojë në trajnimin e grupit të grave për të rritur njohurit e tyre në përpunimin e qumështit, të cilat edhe do të pajisen me certifikata për aftësim profesional. Përveç zhvillimit të aftësive, projekti do të parashikojë komponentën e gjenerimit të të ardhurave për kandidatet më të suksesshme, ato që kanë përfunduar trajnimin dhe janë certifikuar do të ftohen të bëjnë kërkesë për fondin e konkurrencës. Në kuadër të këtij fondi do të ngritët një njësi për përpunimin e qumështit me një investim total në vlerë prej 12,000.00 €. Andaj, ftohen gratë/vajzat të aplikojnë për vijimin e trajnimeve për përpunimin e qumështit, dhe pas përfundimit të trajnimeve dhe certifikimit, do të aplikojnë për njësinë përpunuese.

KRITERET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE TË GRAVE:

Përzgjedhja e grave do të jetë e hapur dhe transparente, të gjitha janë të ftuara të aplikojnë dhe secila prej tyre duhet të plotëson kritere të tilla si janë:

  • Gratë që jetojnë në zona rurale të Komunës së Vitisë;

  • Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve;

  • Edukim i pakualifikuar dhe i kufizuar;

  • Interesim për të krijuar një biznes i cili çon në vetë-punësim;

  • Të jenë me moshë 18-50 vjeç;

  • Gratë që janë kryefamiljare kanë përparësi;

Aplikacionet mund t’i merrni në Komunën e Vitisë përkatësisht në zyrën e Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, ose ta kërkoni përmes e-mailit: [email protected]. Ftesa për aplikim është e hapur nga data 01.06.2020 deri më 15.06.2020. Aplikacioni me dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 15.06.2020, në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Vitisë, ose nё e-mailin: [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …