Ftesë për shënimin e aktiviteteve që do të mbahen për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar

Komuna e Rahovecit përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Rahovec, bën organizimin e aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.

Agjenda e  aktiviteteve:

E diel, 28 nëntor 2021

Ora  09:00 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kompleksi Memorial në Gradish

Ora  09:40 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kompleksi Përkujtimor “Maja e Shkodranit”

Ora 10:20 – Ngritja e flamurit kombëtar te Kulla e Heronjve në Opterushë

Ora 10:40 – Homazhe  te varrezat e dëshmorëve-Rahovec

Ora 11:00 – Programi festiv-Shkolla e muzikës “Faik Sylka”- Rahovec dhe Shoqëria Kulturore                  Artistike “Bajram Curri”-Krushë e Madhe

Ora 12:00 – Turnir në futboll të vogël–Palestra Sportive “Mizahir Isma”-Rahovec

Ora 16:00 – Finalja në futboll të vogël–Palestra Sportive “Mizahir Isma”-Rahovec

Aktivitetet mbahen nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Rahovec.

Rahovec, nëntor 2021

Smajl Latifi

Kryetar i Komunës

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …