Brickos

Ftohen fermerët nga Komuna e Rahovecit që të aplikojnë për përfitimin e granteve

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të Bimëve Mjekësore Aromatike (BMA) përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“ të mbështetur nga donatori GIZ nga Gjermania. Në këtë projekt do të shpërndahen grante nga paketat e rekomanduara të bimëve mjekësore nga ekspertët e IADK-së.

Kësisoj ftohen edhe fermerët nga Komuna Rahovecit që të aplikojnë për përfitimin e granteve.

Të drejtë aplikimi kanë:

Fermerët e vegjël dhe të mesëm si dhe kompani të cilët janë të interesuar të merren me kultivimin ose janë në kultivim të BMA.

Fermerë të cilët kanë ide për të filluar apo zgjeruar kapacitetet prodhuese që gjenerojnë të ardhura afatgjate në ekonominë familjare nga BMA dhe bizneset.

Përparësi do të kenë popullata familjet me nevojë nga zonat rurale me gjendje më të dobët ekonomike.

Kandidatët e interesuar mund t’i marrin aplikacionet dhe formën e biznes planit gjate mbajtjes se sesioneve informuese, në zyrën e IADK-së (Fshati: Sfaraçak i Ulët, nr.11, 42000 Vushtrri), webfaqen e IADK-së (http://www.iadk.org), në Facebook të IADK-së ose nëpër komuna përkatëse. [email protected] [email protected] [email protected].

Vërejtje: Aplikacionet duhet t’i dorëzoni brenda afatit kohor deri më 25.07.2019.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …