Numri i madh i mërgimtarëve që po vinë në Kosovë për pushime ka bërë që në këtë fundjavë të krijohen kolona dhe pritje më shumë se një orë në disa pika të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Fundjava shënon rritjen e numri të mërgimtarëve që vijnë për pushime nga vendet e Evropës Perëndimore. Pritje dhe kolona më të gjata ka në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në dy orë kurse kolona e automjeteve në anën serbe të kufirit është më shumë se 400 metra. Në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë, mesatarisht po pritet deri në 70 minuta, kurse në Jarinje deri në 60 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5 deri në 10 minuta.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …