Brickos

Fuqizimi i grave të komuniteteve dhe punësimi prioritet i të gjithëve

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socialen në komunën e Ferizajt Dr. Kemajl Emini, ka pritur në një takim përfaqësueset e organizatës joqeveritare “Zëri i romë, ashkanlinëjve dhe egjiptianëve” të përfaqësuara nga Violeta Thaqi, Amanda Toska dhe Pakize Bujani.

Temë e diskutimit ishte mundësia e bashkëpunimit dhe lidhjes së një marrëveshje për punë praktike dhe punësimi i këtij komuniteti në institucionet shëndetësore dhe ato sociale, ndërsa obligimet financiare do të kryhen nga vet kjo organizatë.

Me këtë rast drejtori Emini ka thënë se bashëkpunimi me këtë organizatë do të bëhet në  një të ardhme të  afërt.

Po ashtu në këtë takim fokus kryesor ishte edhe fuqizimi i gruas në përgjithësi si punësimi i tyre, edukimi dhe banimi social dhe antigjipizmi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …