Futbolli i Kosovës në prag të ndërkombëtarizmit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është takuar me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, me të cilin ka biseduar rreth ecurisë së procesit të ndërkombëtarizmit të futbollit të Kosovës, meqë tani po afrohet data kur UEFA dhe FIFA do të kenë në rend të ditës pranimin e Kosovës në familjen e madhe të futbollit ndërkombëtar.

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri e informoi ministrin Shala me punën që po bën FFK-ja dhe ecurinë e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Kosovën.

Ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar FFK-në këtë proces.

Ministri Shala dhe kryetari Vokrri biseduan edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dhe të koordinimit të gjitha institucioneve të vendit, para këtij procesi tejet të rëndësishëm, në mënyrë që Kosova në maj të anëtarësohet në UEFA dhe në FIFA.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …