Gabriel Escobar: Partneriteti i Amerikës me Kosovën është partneritet me popullin e saj, jo me një parti, apo figurë politike

I dërguari i posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë më parë ka qenë në Dubrovnik ku dhe ka komentuar situatën e fundit mes Kosovës, Serbisë dhe lëvizjet e fundit të Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës. Escobar në një konferencë për mediat duke komentuar situatën në Kosovës, ka theksuar se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian. Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë. Shpresojmë që Kurti në një moment të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane”, ka thënë Escobar. Nëse Serbia dhe Kosova nuk i plotësojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të deeskaluar situatën në veri të vendit Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta. Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura për të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza. Për Kosovën kjo do të thotë distancim nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa për Serbinë mos avancim drejt rrugës në Bashkimin Evropian.

Partneriteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  me Kosovën është partneritet me popullin e saj, jo me një parti apo figurë politike, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Vetëvendosjen dhe Albin Kutrin. Përkushtimi ynë ndaj KFOR-it dhe investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë”,  tha mes tjerash,  i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. …