Gani Dreshaj: Lajm i mirë mbyllja e Monego-s dhe Iute Credit, këto dy kompani ishin fajde e legalizuar në Kosovë

Gani Dreshaj: Lajm i mirë mbyllja e Monego-s dhe Iute Credit, këto dy kompani ishin fajde të legalizuara në Kosovë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj e ka përshëndetur vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për mbylljen e dy institucioneve mikrofinanciare. “Lajm i mirë mbyllja e dy institucioneve mikrofinanciare, Monego e Iute Credit. Këto dy kompani ishin thjeshtë fajde e legalizuar në Kosovë. E them me bindje se kam qenë deputeti i vetëm që edhe në parlament kam ngritur këtë shqetësim, por që kaloi në heshtje dhe pa përkrahjen e të tjerëve”, ka shkruar Dreshaj. “Por, BQK-ja duhet të merret edhe me ‘elefantët’ dhe jo vetëm me ‘lepujt’. Duhet urgjentisht një hetim për bankat e mëdha në Kosovë të cilat kanë oferta poashtu në formë fajde dhe mashtrojnë me normat e interesit”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …