SBASHK-u, FSHK dhe Sindikata e Policisë së Kosovës kërkojnë takim urgjent me krerët më të lartë të shtetit

Sindikata e Arsimit, e Shëndetësisë dhe e Policisë së Kosovës kërkojnë të takohen urgjentisht me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës. Ky takim është kërkuar një ditë pas dërgimit të Ligjit për Paga nga Avokati i Popullit në Gjykatë Kushtetuese. “Ky takim kërkohet me qëllim të informimit nga ana e tri sindikatave për pasojat e mundshme në rast të mos implementimit të Ligjit të Pagave. Takimi duhet të mbahet më së largu deri të martën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri sindikatave nënshkruar nga kryetarët Rrahman Jasharaj nga SBASHK, Blerim Syla nga  FSHK dhe Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë. Këto tri sindikata kanë kërkuar takim me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, kryetarët e partive politike Albin Kurti, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …