Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kurti e Basha, kanë zgjedhur t’i rrisin fëmijët e tyre jashtë Kosovës, njëri në Norvegji, tjetri në Zvicër

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, njëkohësisht edhe shef ipartisë Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe kryetarit të Kuvendit, që vjen nga e njëjta parti, Dimal Bashës. Ajo ka shkruar se përderisa këtë dy mbajnë fjalime për atdhedashuri, fëmijët e tyre i rrisin në shtete tjera, larg Kosovës. ”Jetesa në Kosovë është bërë e papërballueshme. Qytetari i zakonshëm nuk po përballon dot më as ushqimet bazë. Bukë e qumësht, që dikur ishin simboli më i thjeshtë i jetesës, sot janë kthyer në luks për shumicën e familjeve. Sjellja e dy prej figurave më të larta të shtetit, Albin Kurtit dhe Dimal Bashës, flet më shumë se çdo fjalim me shumë se çdo analizë me shumëse çdo debat: ata kanë zgjedhur t’i rrisin fëmijët e tyre jashtë Kosovës, njëri në Norvegji, tjetri në Zvicër. Pra, jo në arsimin publik që ata vetë menaxhojnë, jo në shëndetësinë që premtojnë se po e reformojnë, por në sistemet e vendeve të zhvilluara evropiane” ka shkruar në mes tjerash, deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …