leoni

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu shprehet se Kadri Veseli me shokë, po përballen me shumë beteja në Hagë, si dhe me qeverinë anti-UÇK

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas largimit të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson. Ajo ka thënë se Kadri  Veseli bashkë me shokë po përballen me beteja të shumëfishta në Hagë, e një ndër to edhe me qeverinë më antikombëtare e më anti-UÇK që po keq-qeverisë me vendin. Në këtë kontekst,  ka përmendur  edhe mungesën e fondeve për mbrojtën e liderëve të UÇK-së në Hagë. Mungesa e fondeve për mbrojtjen e UÇK-së dhe tërheqja e avokatit Emmerson do duhej të jepte një alarm për vendin dhe trajtohej sot në një seancë urgjente e të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Shteti i Kosovës po ju hynë në hak këtyre burrave, duke e rrezikuar të drejtën e popullit tonë për liri, ka shkruar deputetja Ganimete Musliu, në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …