Gashi: Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999

Gashi: Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka thënë se Serbia nuk mund të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ai ka shtuar më tutje se nuk ndodhë askund në botë që të amnistohen krimet ndaj një popullate, por që mund të ketë falje vetëm për individët. Duhet të kemi parasysh që krimet ndaj njerëzimit ose krimet e luftës nuk mund të amnistohen, nuk amnistohen as tek ne dhe askund tjetër në botë, mund të amnistohen krimet individuale ose të fshihen listat e ndryshme ku njerëzit përfshihen padrejtë siç janë të Interpolit, mirëpo nuk mund të ketë amnisti, ka theksuar në mes tjerash ministri, Dardan Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …