leoni

Gazmend Hoxha i përgjigjet Shefit të BE-së, Borrell: Të gjithë shkelësit e ligjit do të identifikohen dhe do të dalin para drejtësisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, iu ka përgjigjur “trimërisht” deklaratës  shefit të BE-së, Josep Borrell, i cili ditë më parë ka thënë se që nuk do të tolerohen arrestime jashtëligjore, të serbëve në veri të Kosovës. Gazmend Hoxha u shpreh  se përgjigja jonë është se Policia e Kosovës është institucioni i vetëm i mandatuar për zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë të bazuara në ligj. Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, apo i jashtëligjshëm, por i bazuar në ligj, andaj të gjithë shkelësit do të indetifikohen dhe do të dërgohen para drejtësisë, ka thënë përgjigjen e tij drejtuar Borellit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …