Komuna e Rahovecit, përfiton nga granti i performancës “Mjedisi i Pastër”

Komuna e Rahovecit, përfiton nga granti i performancës “Mjedisi i Pastër”, kamion në vlerë prej 97.000 euro. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), ka lansuar grantin e performancës “Mjedisi i Pastër”. Gjatë këtij lansimi, janë prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ku komuna e Rahovecit ka përfituar një kamion kompaktor 7 m3 për mbledhjen e mbeturinave. Për fitimin e këtij granti, falënderoj zyrtarët e DSHP-së, zyrtarët komunal për mjedis, për mbulueshmërinë e menaxhimit të mbeturinave, si dhe kompanitë vullnetare dhe kompanitë e kontraktuara për mbledhjen e mbeturinave. Urime, vazhdojmë bashkë ta bëjmë Rahovecin komunë ekologjike!

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …