Edhe Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, figuron në listën e “Veteranëve mashtrues”, të Prokurorit Blakaj. Por Sylaj përmes rrjetit social “Facebook” e ka pyetur ish-prokurorin se pse ai nuk iu është bashkuar luftës dhe pse edhe atëherë ka ikur nga Kosova dhe edhe tani po ashtu ka ikur nga Kosova. Doli “puna” që e paske ba. Po del që nuk je vetëm qyqan, por edhe pionier jugosllav, thotë këshilltari politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ndodhet në mesin e veteranëve të rrejshëm sipas publikimit të Prokurorisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
