leoni

Kryeministri Haradinaj thotë se Qeveria është duke e renovuar tërë sistemin shëndetësor në vend

Kryeministri Haradinaj thotë se Qeveria është duke e renovuar tërë sistemin shëndetësor në vend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot gjatë inagurimit të Klinkës Emergjente se Qeveria të cilën ai është duke e drejtuar po bënë renovim të tërësishem të sistemit shëndetësor në vend. “Edhe një hap drejt përmirësimit të sektorit të shëndetësisë në vend. Me ligjin e ri për pagat, do të përfitojnë mjekët dhe personeli mjekësor. Tani po punojmë në modernizimin e infrastrukturës në shëndetësi. Sot, mora pjesë në hapjen e Qendrës së renovuar emergjente në QKUK, e cila është shndërruar në një klinikë moderne me pajisjet e teknologjisë së fundit. Pamja e kësaj klinike, e krahasueshme me ato të vendeve europiane, është dëshmi se po e renovojmë tërë sistemin shëndetësor. Qeveria e vendit po e bën diferencën në shëndetësi dhe së shpejti pacientëve do t’u sigurohet lista esenciale e barnave, si dhe deri në vitin 2020 parashihet të etablohen sigurimet shëndetësore”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …