Syla: Nën qeverisjen Kurti, Serbia e ka shtrirë pushtetin në Kosovë, u nxit vëllavrasja, u fye lufta çlirimtare

Gazmend Syla: Nuk presim lajme të mira nga verdikti i Gjykatës Speciale në shkurt

Më 18 shkurt, katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – pritet t’i drejtohet trupit gjykues, në një datë që shënon përmbylljen e procesit gjyqësor të njohur si “Thaçi dhe të tjerët”. Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se si organizatë nuk presin zhvillime pozitive për Kosovën nga ky proces gjyqësor. “Qysh ka funksionuar kjo Gjykatë prej që është themeluar deri më tani, nuk na jep shumë shpresë që do të kemi një lajm shumë të mirë kur të jepet verdikti final”, ka thënë Syla. Ai ka shtuar se angazhimi i OVL-UÇK-së gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur për qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe bashkësisë ndërkombëtare lidhur me, siç tha ai, mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale. “Gjithçka që kemi bërë si Organizatë e Veteranëve të Luftës, së bashku me mediat, ka qenë për të thënë: ‘Shihni çfarë po ndodh atje’. Prandaj kemi nxitur reagime dhe kemi komunikuar vazhdimisht me bashkësinë ndërkombëtare për atë që po ndodh në Gjykatën Speciale”, u shpreh Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Administratës Publike kërkon rritje 50% të koeficientit: Paga e 13-të nuk i plotëson pritjet

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka kërkuar rritje të koeficientit të pagave për …