Genta KALOÇI: Nga Donika Kastrioti te Nexhmije Hoxha

Genta KALOÇI: Nga Donika Kastrioti te Nexhmije Hoxha

Studimet socio-kulturore të periudhave historike, janë të domosdoshme për një shoqëri që të eci përpara. Nëse marrim parasysh se studimet janë të pakta ose në nivelin zero në këto tri dekadat e fundit të shkatërrimit, dekadencës e degradimit të shkencës, në pesë shekuj e gjysmë që mbeten, kemi një element përsëritës, jo pak të rëndësishëm.

Nuk do futem që nga lashtësia por po e kap në vijën historike nga vdekja e Skëndërbeut (ikja e Donikës në Itali, pastaj në Spanjë), ikja e Ismailit në Itali më pas në Spanjë. Ky element përsëritës në vijën historike të kombit tonë duhet të studiohet, që të kuptojmë sesi kanë vepruar të parët tanë në situata kritike. Cilët faktorë, kryesisht të brendshëm, kanë lozur rol negativ, shkatërrues ndaj kombit, shtetit, unifikimit tonë në një grusht të vetëm?!

Nëse brezat njihen me këta faktorë, atëherë do të mund të përballojnë vështirësitë në çdo kohë të jetës së tyre dhe do të mbyllin më lehtë plagët, rrethin vicioz e përsëritës të së shkuarës sonë të përçarë.

Në këtë tekst, dua të bëj një krahasim dhe sesi jeta, natyra, universi, gjithësia, në ndërveprim me njeriun në shoqëri, përsërit situatat deri sa ne të mësojmë e të shërohemi prej tyre për të mos i përsëritur më kurrë.

Studiuesit janë marrë me luftërat, betejat, sukseset e Gjergj Kastriotit.

Janë marrë me jetën, punën, veprën atdhetare të Ismail Qemalit deri në fund të jetës së tij.

Janë marrë me baltën, akuzat, shpifjet, shtrembërimet, ofendimet ndaj luftëtares komuniste Nexhmije Hoxha. Por asnjë studiues nuk është marrë me arsyet, faktorët, me analizën e vërtetë të ngjarjeve, njerëzve, individëve, shoqërisë në këto periudha kohore, që ndikuan në ikjen, braktisjen, largimin e figurave historike nga vendi.

Historia përsëritet deri sa Dikush të tregohet trim, e të përballet me të gjitha pasojat e këtyre ikjeve, me të vetmin synim, të mbyllë rrethin vicioz historik të disa shekujve vetshkatërrues. Që të arrihet një gjë e tillë, duhet forcë e jashtëzakonshme shpirtërore, për të kthyer rrotën e historisë së një populli, kombi, shteti.

Unë si psikologe, duke studiuar sjelljet njerëzore, si dhe ndikimin e tyre te individi dhe te shoqëria, jam e mendimit se Nexhmije Hoxha bëri atë,  që askush para saj nuk arriti ta bënte.

Shoku i jetës së saj, udhëheqësi Enver Hoxha, organizoi, luftoi, ndërtoi, krijoi një jetë të re nga e para për shqiptarizmin. Por, Nexhmija nuk tregoi, as nuk u sprovua nga jeta, për aq kohë sa ishte Enveri gjallë. Ajo ishte e sigurtë nën hijen e tij, si çdo grua kur ka shokun e jetës pranë.

Shkencat sociale thonë se sprovat, vështirësitë, problemet tregojnë dhe nxjerrin në pah karakterin dhe personalitetin e njeriut në çastet më të vështira të jetës. Pikërisht këtu dua të theksoj se Ajo, pavarësisht se disa do ta etiketojnë siç “ua ha koka“, e vërteta, faktet, realiteti i tre dekadave të fundit tregojnë të kundërtën e vlerësimit apo nënvlerësimit, pa përjashtim të ideologjive të tyre politike

Në aspektin psikologjik ajo ka ndikuar në formimin dhe shpëtimin e këtij kombi nga sjellja vetëshkatërruese ndër shekuj. Në vijën historike të kombit tonë, të gjitha figurat pozitive dhe ato negative (Zogu, Toptani, etj), në momente e rrethana të caktuara kanë ikur nga vendi. Këto largime të justifikuara ose jo, në emër të sigurisë personale familjare dhe të “së mirës së vendit”, duhen parë e analizuar ashtu siç janë, pa emocionet e ndikueshmërisë ndaj këtyre figurave.

Rasti i parë i ikjes së madhe, ishte Donika Kastrioti, që u largua në Napoli,  Itali e më pas në Valensia, në Spanjë. Cilado qoftë arsyeja e largimit të saj dhe eksodit të banorëve të Krujës dhe  shoqëruesve të saj, nuk janë të mjaftueshme për ta lënë vendin në mëshirë të fatit në ditë të vështira, pa asnjë figurë shtetërore në krye të tij. I kuptoj kundërshtimet, justifikimet boshe për ta mbrojtur si femër, grua, nënë, gjyshe, njeri, por si bashkëshortja e Kastriotit, duhej që linja e gjakut të Tij të luftonte e të punonte në vendin ku vdiq Babai i tyre. Largimi i tyre, është përdorur gjithmonë nga armiqtë tanë kundra nesh me sulme të tilla si, nuk keni shtet, Pirroja grek, Aleksandri maqedonas (sllav, grek), Gjergji është turk, grek, sllav, princ katolik e të tjera si këto, që kanë rënduar në formimin e shtetit tonë në shekuj.

Ata, të ikur nëpër botë, nuk ishin më as për veten, as për Babain, as për luftën, as për veprën që ai la pas. Më kryesorja, nuk ishin në krye të luftës, punës, nevojave të vendit në ato çaste të vështira që kalonte Arbëria jonë.

Populli e kombi ynë ka kaluar vështirësi të jashtëzakonshme ndër shekuj. Ky është fakt i pakontestueshëm. Kokat e kombit (të gjithë pa përjashtim edhe Rilindasit), në periudha kohore të ndryshme, u është dashur të largoheshin, të emigronin që të luftonin në të gjitha format e mënyrat sipas rrethanave dhe kushteve. Të gjitha këto i pranoj dhe i kuptoj, për aq sa nuk rëndojnë dhe nuk shkojnë kundër interesit kombëtar. Por, ky faktor përsëritës në vijën historike është therës.

Psikologjia na mëson se Ikja nuk është zgjidhje, mund ta quash për momentin një taktikë.  Nëse ikën, largohesh nga problemi, ajo përsëritet në vijën e gjakut familjar, dhe në linjën e historisë kombëtare, deri në momentin që dikush do përballet me të, sipas thënies: “O të gjitha, o asgjë“! ose thënë ndryshe: “Liri a vdekje“!

Jeta, që nga fillesa e saj deri sot, ka treguar se gjithmonë ka mbrojtur dhe përkrahur Guximtarin me qëllim sublim. Prandaj në linjën e historisë kombëtare, ky trend përsëritës, është një tregues se diçka nuk e kanë bërë mirë paardhësit tanë.

Rasti i dytë, është Ismail Qemali, që u largua për në Itali e më pas në Spanjë.

Sërish trendi përsëritës i nyjës kombëtare, që karakterizohet me ikjen për arsye e justifikime në kohëra e rrethana të ndryshme ndaj të njëjtit drejtim. Aspak rastësi destinacionet e tyre të ikjes (itali-spanjë).

Universi të thotë diçka! Universi të tregon se diçka nuk shkon, prandaj si njeri, si shqiptar, duhet ta rregullosh. (Nuk merrem me analizën e punës së tyre, por me vendimin e ikjes si njerëz të thjeshtë, ndërkohë që nuk ishin të tillë. Ata ishin më shumë se kaq për postet, titujt, dijet që mbanin, zotëronin dhe përfaqësonin. Mos harrojmë ikjen e Zogut, figurë negative e historisë shqiptare në çastet më të zeza, të vështira, të pushtimit fashist të shtetit të ri shqiptar.)

Rasti i tretë, Qëndrimi i Nexhmije Hoxhës, në vend pas ’90-ës, së bashku me familjen e saj, dhe përballimi i tyre me lukuninë antishqiptare disa shekullore.

Sipas kësaj logjike, i bie se ato që kishin frikë të pësonin Donika, Ismaili dhe bajga zogu e të tjerë, i përjetoi e i përballoi me dinjitet të plotë shoqja e udhëheqësit legjendar,  Enver Hoxha. Asaj i ra barra më e rëndë historike, për nga studimet psikosociale, që është Ndryshimi i një Trendi Socialokulturor, nëpërmjet shembullit të saj personalofamiljar. Pikërisht kjo sjellje, ky qëndrim, kjo përballje, bëri thyerjen dhe kthesën e madhe të rrotës historike për këtë komb-popull.

Disa nuk e besojnë dhe nuk e pranojnë, se këta “disa“ i duan efektet menjëherë, ashtu siç duan të vjedhin e të  grabisin, të mashtrojnë e të vrasin, për t’u bërë pasanikë menjëherë; ashtu siç duan meritat, titujt, medaljet, postet, privilegjet pa meritë e menjëherë. Por efektet e sjelljes së saj, e kanë ndryshimin dhe efektin domino, në vijim të linjës kombëtare në vitet e shekujt që vijnë. Natyra ka ritmet e saj, i bën ndryshimet me shkallë, gradualisht dhe jo me ashensor, siç do të donim ne, njerëzit.

Nexhmije Hoxhës, në një moshë të tretë, pleqëri të thyer, iu desh të luftonte sërish me bajgat antishqiptare, që e kanë sjellë zvarrë me shekuj këtë vend, komb, popull. Ajo, e vetme, tregoi se mund të luftonte kundër fashistëve të rinj anti shqiptrarë. Ajo ktheu rrotën e historisë dhe mbylli ciklin vicioz të këtij fenomeni të rrezikshëm, që gërryente si një mallkim shekullor këtë tokë e këtë popull. Ikja!

Shkencat sociale thonë se, një gabim përsëritet deri sa ta pranosh/kuptosh atë për të mos e bërë sërish. Gjithashtu ne shërojmë te vetja plagët e brendisë sonë, duke kuptuar, analizuar, përqafuar veten, por edhe ata që kemi përreth, kur është nevoja për të shëruar në vijën e gjakut familjar dhe në vijën e historisë atë që na dobëson, shkatërron më shumë. Pikërisht këtu roli i Nexhmijes është i pazëvendësueshëm, i pallogaritshëm për të sotmen dhe të nesërmen që, ajo na la duke mbartur e vetme barrën e përndjekjeve, sulmeve jo vetëm të tre dekadave, por të disa shekujve të këtij populli, nga elementët antishqiptarë brenda tij. Ajo nuk tradhtoi veten, luftën, bindjet, ideologjinë, partnerin dhe familjen e saj, por mbi të gjitha nuk tradhëtoi vendin, kombin, atdheun e saj. Jo siç ndodh rëndom në çdo epokë e sistem, ashtu siç ndodh për tre dekada berishizmi, që gruaja tradhton burrin, dhe shoku tradhton shoqen për një dorë pare, pushtet, rroba firmato, lluks e sende pa vlerë.

Ajo u përball me të gjithë dhe doli më e fortë në betejat e saj.

Ajo i mundi të gjithë si në luftë, në paqen e realizmit socialist e në tranzicionin berishist.

Këto dekada mbrapshtësie i duheshin këtij populli, që të dilte i rilindur sërish nga ato plagë të pambyllura që mbante prej shekujsh.

Dhjerokracia berishiane pd, ps, lesheli, shpk, ka bërë punën e saj, ashtu siç bënë punën e tyre antishqiptare pas vdekjes së Kastriotit. Askush nuk mban mend bajgat pas tij, ata që nuk i qëndruan besnik gruas dhe familjes së prijësit të tyre në çastet e vështira, por e dëbuan ose u larguan me të.  Askush nuk merret me ta, i ka harruar historia 5 shekullore. Ashtu siç do bëjnë figurat e shekullit me Zogun, Toptanin, Berishizmin pd, ps, lesheli, shpk, nëse nuk u tregojmë vendin që meritojnë në koshin e plehrave të historisë kombëtare.

Berishizmi i sotëm ka qënë një fenomen gjithmonë prezent, para dhe pas epokave të ndritura të këtij vendi. Pas fundit të epokës së Kastriotit, berishizmi i asaj kohe vuri në rrezik jetën, veprën e familjes së tij, duke i detyruar të largohen. Ashtu si fenomeni berishizmit dëboi Ismail Qemalin nga Atdheu i tij.

Berishizmi pd, ps, lesheli, shpk, u munduan të dëbojnë, nënshtrojnë, ofendojnë, dënojnë edhe familjen e kollosit Enver, por në fakt do dënohen me trinitetin e artë, burg, sekuestro, konfiskim. Ashtu siç e meritojnë bajgat e këtij kombi në vijën e historisë.

Në këto tri dekada nuk ka studjues, por ka analë, intelektuhalë, që kanë rrënuar gjithçka në këtë vend. Megjithatë ky tekst është t’ju zgjojë këtyre dykëmbshave shqipfolës dhe të pickojë studjuesit të bëjnë studime të plota shumëdimensionale, pa ngjyrat e qoskave partiake.

Deri atëherë, do jetë ende larg ajo ditë, ndaj mjaftohuni me këtë tekst sipërfaqësor e të përciptë, i cili  ka si detyrë t’iu vërë të mendoni e të bëni pyetjet e duhura për këto çështje që u ngritën në këtë mini tekst.

Duhet te reflektojnë të gjithë, partiçkat politike, shoqëria civile, intelektuhalë, analë, fshatarë, qytetarë, nxënës, studentë. Mbase kështu do të dilni nga rrethi vicioz dhe jeta juaj do të përmirësohet.  (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …