Brickos

Kryeministri, Hoti dhe kryetari i Serbisë, Vuçiq nënshkruan një marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington

Kryeministri, Hoti dhe kryetari i Serbisë, Vuçiq nënshkruan një marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington

Kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti dhe kryetari i Serbisë,  A. Vuçiq nënshkruan një marrëveshje ekonomike midis dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë,  në Uashington. Nënshkrimi u bë në prani të kryetarit të Shteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas dy ditësh bisedimesh ku ishin të përfshirë: këshilltari i  Departamentit të Sigurisë Kombëtare  Robert O’Brien me  të dërguarin special për bisedimet Kosovës Serbi, Riçard Grenell. Serbia dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje mbi normalizimin ekonomik, ë  konsiderohet si hap drejt stabilizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve. Ndërkohë,  vetë kryetari amerikan, Donald Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më me prosperitet,  ka saktësuar Trump, me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …