Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Adem Jashari, emër që do ta mbajë mend çdo gjeneratë

Adem Jashari, emër që do ta mbajë mend çdo gjeneratë. 5, 6 dhe 7 Marsi i vitit 1998 shënoj ngjarjen që nuk do të harrohet kurrë. Në këto ditë forca të mëdha policore dhe ushtarake të Serbisë rrethuan familjen Jashari në Prekaz. Kjo familje e edukuar dhe e ushqyer me vlerat më të larta atdhetare dhe patriotike nuk u dorëzua përballë agresionit të forcave policore dhe ushtarake serbe. Në krye të familjes qëndronte burri i madh, trimi i madh, Komandanti Legjendar Adem Jashari. Adem Jashari së bashku me babën e tij bacën Shaban, vëllaun e tij Hamzën dhe anëtarët e tjerë të familjes Jashari luftuan për tri ditë rresht me forcat policore dhe ushtarake serbe. Pas tri ditë luftimesh familja Jashari nuk u dorëzua, por e dërgoj një porosi të qartë për gjitha gjeneratat dhe për gjithë opinionin se vdekja është më mirë për atdhe se sa nënshtrimi dhe dorëzimi përballë një regjimi terrorist dhe gjenocidial të Serbisë.

Komandanti Legjendar Adem Jashari në veçanti dhe familja Jashari në përgjithësi e kishin një shtyllë të fortë edukimi dhe motivimi. Ajo shtyllë e Jasharajve ishte nëna Zahide. Nëna Zahide është simboli i nënës, gruas shqiptare e cila lindi, riti dhe edukoj burra si Ademi dhe Hamza dhe mbështeti fuqishëm burrin e saj, bacën Shaban. Sakrifica e familjes Jashari vuri themelet e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës. Këto themele ne duhet të i ruajmë dhe të i forcojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …