Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka shprehur nderim dhe respekt me rastin e vdekjes, gjatë gjykimit, të ish kryetarit legjitim të Egjiptit, Muhamed Mursi. Kelmendi thotë se Mursi ishte larguar dhunshëm nga pozita e tij presidenciale me 2013 me një puç nga diktatori aktual Al Sisi. Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi erdhi në pushtet me 2012 me votën e lirë të qytetarëve. Menjëherë në fillim të mandatit të tij njohu shtetin e Kosovës. Por puna e tij e drejtë, e sinqertë dhe fisnike pengoi kriminelët dhe terroristët të cilët përmes një puçi ushtarak në vitin 2013 e rrëzuan nga pushteti dhe e burgosën dhe persekutuan e vranë me qindra mijëra qytetarë të pafajshëm dhe protestues që mbronin lirinë dhe drejtësinë në Egjipt. Kur e larguan dhunshëm dhe e arrestuan presidentin Muhamed Mursi, bota “demokratike heshti”, ka shkruar mes tjerash, Gëzim Kelmendi.
