Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar 20-vjetorin e çlirimit të Skenderajt, Klinës e Kamenicës

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka kujtuar 20-vjetorin e çlirimit të Skenderajt, Klinës e Kamenicës. Ai tha secilën ditë të së ardhmes e jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.  “Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe. Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, shkroi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …