Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Ndërroi jetë, Muhamed Mursi, miku i madh i Shtetit të Kosovës

Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka shprehur nderim dhe respekt me rastin  e vdekjes, gjatë gjykimit,  të ish kryetarit legjitim të Egjiptit, Muhamed Mursi. Kelmendi thotë se  Mursi ishte larguar dhunshëm nga pozita e tij presidenciale me 2013 me një puç nga diktatori aktual Al Sisi. Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi erdhi në pushtet me 2012 me votën e lirë të qytetarëve. Menjëherë në fillim të mandatit të tij njohu shtetin e Kosovës. Por puna e tij e drejtë, e sinqertë dhe fisnike pengoi kriminelët dhe terroristët të cilët përmes një puçi ushtarak në vitin 2013 e rrëzuan nga pushteti dhe e burgosën dhe persekutuan e vranë me qindra mijëra qytetarë të pafajshëm dhe protestues që mbronin lirinë dhe drejtësinë në Egjipt. Kur e larguan dhunshëm dhe e arrestuan presidentin Muhamed Mursi, bota “demokratike heshti”, ka shkruar mes tjerash, Gëzim Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …