Brickos

Pse krerët tanë hezitojnë ta përkujtojnë, Muhamed Mursin, kryetari i Egjiptit, i cili njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës

Liderët tanë që nuk lënë kënd pa ngushëlluar me rastin e vdekjes, po heshtin  dhe si duket do të heshtin deri në fund, me rastin e vdekjes, gjatë gjykimit, të ish kryetarit të Egjipiti, Muhamed Mursi, i cili gjatë mandatit të tij të shkurtës përnjëherë e njohu pavarësinë e Shtetit të Kosovës. Po të kishte vdekur ndonjë shkrimtar apo futbollist i Izraelit, se lërë më ndonjë diplomat tërë kjo kastë politikanësh e qeveritarësh do të kishin dërguar telegrame ngushëllimi dhe të ishin servilosur sipas zakonit edhe pse Izraeli zyrtar  u ka bërë të ditur se kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se shqiptarët ishin populli i vetëm që i ruajti dhe nuk ua dorëzoi gjermanëve. Frika për ta përkujtuar Mursin është politike, sepse mundet të hidhërohet Amerika, apo edhe kryetari aktual i Egjiptit, i cili fare lehtë mund ta shpallë të pavlefshme pavarësinë e Kosovës, sapo të shkojë atje Daçiqi apo Vuçiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …