Brickos

Medin Haliti: Politika si komoditet dhe populli!

Medin Haliti: Politika si komoditet dhe populli!

Historikisht populli shqiptar i Kosovës ka treguar bashkim, në situata dhe erëra shumë të rënda nëpër shekuj duke e pas për ballë një armik të përbashkët i cili nuk flet shqip, e kjo siç dihet na atakon thuajse në ç’do erë me hegjemonizmin serb. Viti 1990 padyshim ishte viti më i organizuari dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. Nëse pyet dikush se cili është çmimi i bashkimit pa dyshim se heronjtë e këtij çmimi janë ata që falen gjakun vetëm e vetëm për bashkim të popullit. Cili popull në botë bënë një sakrifice të tillë? për veç popullit shqiptar.

Kjo lëvizje edhe i bëri që ta duan njëri tjetrin se jo vetëm ta kryejnë obligimin e faljes dhe bashkimit. Dhe rezultati i saj u pa brenda 10 viteve, ku me organizimi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhëm këtu ku jemi pa hyrë shumë në rrethana të intervenimit të Nato-s. Jo rastësisht populli shqiptar i Kosovës krenohet me të kaluarën e saj për mikpritje, mirënjohës ndaj miqve, aleatëve, suksesi i fondit 3% gjatë viteve 90’ ku edhe të pa punë duke shitur qoftë edhe ndonjë vezë në treg e kryenin obligimin e tyre ndaj qeverisë paralele të asaj kohe.

Dalja nga puna e qindra mijërave punëtorëve nga ndërmarrjet shtetërore të asaj kohe vetëm e vetëm se nuk pajtoheshin me pushtetin komunist serbo jugosllav. Burgosjet, arsimi paralel nëpër shtëpi-shkolla, migrimi dhe në fund që i dha kapakun lufta, për se ky popull diti dhe guxoj në atë kohë e sot nga bashkëkombësit e tyre qeveritarë I kaploj fukarallëku u mbyllën fabrika e uzina, migrimi po thuajse i njëjtë me vitet 90’ta. Për se kjo heshtje e çuditshme.

Me secilin që fletë janë të pa kënaqur por nuk din se si të veprojnë. Disi rrinë sikur të mbyllur në vete dhe pushtetin kanë filluar ta shohin me frikë, ende nuk e dinë siç e ka një thëne psikologu dhe filozofi amerikan Abraham Mazlou: “Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë, andaj ne jemi bërë si gozhda në vend se me qenë çekani” ,  andaj edhe numri i politikanëve që kanë pasuri mbi një milion euro po rritet nga dita në ditë, siç po rritet në anën tjetër edhe numri i qytetarëve të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë familje me mbi 100 mijë qytetarë vazhdojnë të jetojnë me asistencë sociale. Vetëm mbrëmë rreth 50 qytetarë të Podujevës kanë marrë rrugën për në Kroaci, me qëllime punësimi. Gjithashtu këshilli i ministrave të BE-së, qysh sot thotë se nuk ka viza, dhe ka dhënë kritika të mëdha ndaj qeverisë së Kosovës për punësime partiake, korrupsion, punësime të dënuarve nga gjykata në resorë publikë etj. Vërtet nuk di çka duhet pas ma shumë edhe ky popull të heshtë, edhe disa ambasadorë të huaj siç është ambasadori i Britanisë në largim. Ai ka vënë dyshime edhe te pasuria e shumë politikanëve në Kosovë.

Çështja e pasurisë së pashpjegueshme në Kosovë është çështje që mund të krijohet. Fatkeqësisht, sjelljet e qytetarëve të Kosovës na tregojnë që ata pranojnë kriminalitetin në politikë. Nëse dini që një parti është e përfshirë në krimin e organizuar atëherë ata e përkrahin këtë. Nëse e përkrahni dikë që është kriminel, atëherë ju jeni pjesë e një rrjeti kriminal”, ka thënë ai. Madje, ai ka thënë se qytetarët duhet të ndihem përgjegjës për situatën. O’Connell ka bërë të ditur që ndryshimi është në duart e secilit qytetar të Kosovës.

“Kulturën e Kosovës e kuptoj shumë mirë. Por ata duhet të ndihen përgjegjës se çfarë po ndodh në këtë vend”, veç çka nuk e ka kap flamurin edhe me na pri në protesta e demonstrata. Gjithashtu ambasadori Amerikan, Philipp Kosnett ka dal me kritika ndaj qeverisë së Kosovës për korrupsion në raportin #CPI2018 ka dalë, dhe perceptimet mbi korrupsionin në sektorin publik në Kosovë në vitin 2018 ishin më të këqija sesa në vitin 2017. Kjo duhet të shqetësojë çdo qytetarë të Kosovës. Si mund të ndikoni në llogaridhënien e qeverisë tuaj në vitin 2019? Të Bashkuar Kundër Korrupsionit. thotë ambasadori Kosnett.

Te ne është vetëm një problem se shqiptarët e kanë si pik të dobët atë që e kanë pranuar pra në këtë rast partin politike, dhe dështimet e tyre i shohin edhe si dështime të tyre, kjo retorikë duhet ndryshuar, që mos ti japim komoditet njerëzve që na udhëheqin me politikë, shumë thjesht, mese ja jep votën mos ja jep komoditetin. I gjithë populli bashkë kundër një qeverie të keqe prapë në kutinë e votimit le të shkon atu ku mendon që është më mirë apo ku ka dëshirë. Ky sovran i bënë politikanët të nënshtruar ndaj popullit e jo popullin ndaj tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …