Sandër Lleshaj: Drejtuesit e PD-së besojnë se kushdo që ka pushtet vjedh, pasi kanë vjedhur sa herë kanë pasur pushtet

Sandër Lleshaj: Nuk ka asnjë informacion se është kërcënuar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë,  Sandër Lleshaj, gjatë qëndrimit në Vlorë është shprehur se nuk ka asnjë informacion se kryetari i PD-së, Lilzim Basha të jetë  është kërcënuar. “Takime me truproja të Gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme. Letra e Gazmend Bardhit më ka ardhur, por ende nuk e kam lexuar. Përsëri shprehem se nuk kam asnjë informacion që Lulzim Basha të jetë kërcënuar. Puna për zgjedhjet e 30 qershorit po vazhdon. Ka disa kryetarë bashkie e individë që duan të pengojnë zgjedhjet, por nuk e arrijnë dot, pasi çdo gjë është kushtetuese. Kryetaret e bashkisë dhe individët duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë. Procesi zgjedhor do të vijojë pavarësisht tensioneve. Kush mundohet të pengojë procesin zgjedhor do të përballet me forcën e ligjit”, theksoi ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …