BE-ja

Ministrat e Jashtëm të BE nxjerrin një deklaratë, por jo një datë të caktuar për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën e nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva, por një ndër arsyet e mos marrjes së vendimit është edhe mungesa e vendimit të Bundestagut gjerman. Ministri gjerman i shtetit për Evropën Mihael Rot, para takimit tha: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. Megjithatë Gjermania ka rezerva do ta marrë vendimin në shtator, tetor mbase edhe më vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …