Eman Rrahmani

Eman Rrahmani akuzon Kurtin për qëndrim të dyfishtë ndaj Asociacionit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti për qëndrimin e tij ndaj deklaratave të ministrit Nenad Rashiq për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke vënë në pikëpyetje kundërshtimin e pretenduar të Qeverisë ndaj kësaj çështjeje. Rrahmani ka thënë se Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim politik ndaj Rashiqit, ndonëse ministri ka kërkuar publikisht zbatimin e Asociacionit. Sipas tij, kryeministri nuk e ka kundërshtuar këtë qëndrim, nuk i ka dhënë vërejtje ministrit dhe as nuk e ka shkarkuar nga detyra. Rrahmani ka përmendur edhe rastin e një anëtari të koalicionit qeverisës, i cili, sipas tij, kishte bërë fushatë në Kuvendin e Kosovës për një listë zgjedhore serbe, për të cilën deputeti pretendon se ka synime territoriale ndaj Kosovës. “Për herë të parë, një anëtar i koalicionit të Albin Kurtit ka bërë fushatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për Listën Studentore Serbe. Ka hyrë në Kuvend me bluzë që bënte thirrje për votimin e kësaj liste, një listë që ka pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Më pas vjen edhe kërkesa e Nenad Rashiqit për implementimin e Asociacionit, apo ‘Zajednicës’, siç e quanin këta”, ka deklaruar Rrahmani.  “Kurti nuk ka heshtur për këtë deklaratë. Në Francë ai është shprehur se është i gatshëm për implementimin e këtij Asociacioni”, ka thënë Rrahmani.  “Ministër e ka, as nuk i ka dhënë vërejtje, as nuk e ka shkarkuar. E ka dhënë të njëjtën deklaratë prej Francës”, ka përfunduar Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Marrëveshja për Specialen mbetet në pritje të votës, Kuvendi sërish pa vendimmarrje

Kuvendi i Kosovës po e zvarrit një çështje që prej kohësh është pjesë e debatit …