Bekim Jashari: Dëshmorët nuk kanë rënë që vendi të jetë i lirë dhe i varfër, por i lirë dhe vend i zhvilluar

Në përkujtim të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari,  i shoqëruar nga drejtues të drejtorive komunale, asamblistë e qytetarë, kanë bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar,  Adem Jashari në qendër të qytetit, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek varrezat e dëshmorëve në Marinë. Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se për të arritur tek çlirimi i Kosovës u deshën shekuj e sakrificë kolektive. Ai kërkoi që shqiptarët kudo që janë të jenë më të bashkuar dhe unik me qëllim që të sigurohet mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kryetari, Jashari i cili është djali i heroit, Hamëz Jashari tha se dëshmorët nuk kanë rënë që vendi të jetë i lirë dhe i varfëruar, por që Kosova të jetë vend i lirë dhe i zhvilluar.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …