Sipas agjencisë se lajmeve “Reuters” vendimi për hapjen e negociateve për Shqipërinë do të shtyhet deri në tetor

Sipas agjencisë se lajmeve “Reuters” vendimi për hapjen e negociateve për Shqipërinë do të shtyhet deri në tetor

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, për negociatat do të shtyjë çdo vendim mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor, pasi shqyrtimit të çështjes nga Parlamenti gjerman. Ministrat e BE nga 28 shtetet e bllokut do takohen sot në Luksemburg për të diskutuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma. Maqedonia e Veriut që prej asaj kohe ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Greqinë, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes së emrit dhe duke bërë që shtetet e BE të bëjnë thirrje për shpërblimin e Shkupit. Në rrezik është edhe besueshmëria e BE-së dhe vullneti i bllokut për të vepruar kundër asaj që e sheh si një ndikim në rritje të Rusisë dhe fuqive të tjera të huaja në rajon. Por diplomatët kombëtarë që përgatitën takimin e sotëm nuk arritën të arrijnë një marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët ligjore, e cila ka nevojë për mbështetjen unanime të të gjitha shteteve të BE-së. /kp/.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …