COVID

Gjatë 24 orëve janë evidentuar 56 raste pozitive dhe 69 raste të shëruara

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njofton se gjatë 24 orëve janë evidentuar 56 raste pozitive dhe 69 raste të shëruara. Ai ka njoftuar gjithashtu se gjatë këtyre 24 orëve nuk ka pas asnjë viktimë të shkaktuar nga virusi korona. Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …