Sot filloi sezoni turistik vjeshtë-dimër me moton “Pusho Shqip”

Në Ditën Botërore të Turizmit, nisi sezoni turistik vjeshtë-dimër me moton “Pusho Shqip”. Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj Halimi tha se sot po shënohet dita botërore e turizmit dhe ftoj qytetarët e Shqipërisë t’i vizitojnë bukuritë e Kosovës. Ajo bëri thirrje që pushimet vjeshtë-dimër të kalohen në Kosovë, ashtu siç kosovarët kontribuan në turizmin e Shqipërisë gjatë sezonit veror. Zhvillimi i turizmit sjell të mira ekonomike dhe vende të reja të punës dhe ne si qeveri do t’i japim prioritet të veçantë turizmit, sepse pa turizëm nuk ka zhvillim ekonomik, tha mes tjerash, zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj Halimi. Nga Brodi i Dragashit, përfaqësues të turizmit nga Kosova e Shqipëria, kanë bërë thirrje për vazhdim të fushatës “Pusho Shqip”, meqë sipas tyre kështu do të zhvillohet ekonomia dhe do të punësohen qytetarët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …