Në 24 orët e fundit, nga 3 mijë e 674 mostra që janë marrë nga Insituti dhe nga terreni, 591 raste kanë rezultuar pozitive. Janë regjistruar 7 vdekje dhe 386 pacientë janë shëruar. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjeve me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 71 mijë 344 nga 319 mijë e 338 të dyshimtë në virus dhe 1 mijë e 627 raste të vdekjeve që na fillimi i pandemisë, një vit më parë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 386 të infektuar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani është gjithsej 61 mijë e 14, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 703. Gjatë tri javëve të fundit është rritur numri i të infektuarve për shkak të zgjedhjeve.