Frrok Çupi

Frrok Çupi: Dosjet e Sali Berishës dhe Ilir Metës janë monstruoze, ata do të dalin para gjyqit për krime të rënda

Analisti i njohur,  Frrok Çupi,  ka deklaruar  se dosjet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta janë monstruoze.  Sipas tij, aty ka vrasje, ka krime nga më të rëndat. Ai është i bindur se ka ardhur dita që Meta dhe Berisha do të përfundojnë në burg për gjithë krimet gjatë këtyre 30 viteve. “Mosndëshkueshmërisë së liderëve po i vjen fundi. Nëse Berisha dhr Meta që janë përgjegjës për fatkeqësitë në këto 30 vite, atëherë këtu merr fund drejtësia. Dosjet e fundit, që nga vjedhja e kompleksit ‘Partizani’,  dosjet për Berishën dhe për Ilir Metën, janë dosje monstruoze, ka vrasje, ka krime, ka vjedhje, korrupsion pa fund, kontrabanda, qëndrim kundër amerikanëve. A e dini çfarë kanë bërë këta njerëz. Kemi 97′ me 3 mijë të vrarë. Të gjithë kundërshtarët e Berishës janë vrarë. Nuk ka varre. Akuzat ndaj Metës se ka të vrarë mbrapa Dajtit, ka vjedhur floririn. Sot ka ardhur dita që ata do të ndëshkohen” tha Çupi.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …