Konfirmohen 66 raste pozitive me virusin korona, shërohen 221 qytetarë dhe dy të sëmurë e humbin jetën

Gjatë 24 orëve të fundit konfirmuar 498 raste të reja me virusin korona, kurse sot 641 pacientë janë shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 498 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.  Numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.061 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …