leoni

Gjatë muajit shkurt  pati rënie të vjedhjeve dhe të rasteve që prishin qetësinë e qytetarëve në Suharekë

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, gjatë raportimit për gjendjen e sigurisë në Komunë në takimin e rregullt të sigurisë, në mes tjerash ka thënë se muaji shkurt  ka qenë muaji më i qetë dhe më i sigurt, me më pak raste të vjedhjeve dhe të rasteve që prishin qetësinë e qytetarëve. Ai më pas ka shtuar se gjatë javës kanë ndodhur 2 shpërthime zjarresh në dy shkolla, 4 raste të vjedhjeve të imta, 1 mashtrim, 1 kanosje, 1 sulm fizik dhe 4 lëndime trupore, dy prej të cilave lëndime të lehta. Ndërsa për zhvillimet tjera në Komunë, ka fol kryesuesi i takimit Rexhep Kuçi, i cili tha se tashmë janë kryer të gjitha procedurat për licencimin e Zonës Industriale në Shirokë dhe pritet vetëm nënshkrimi, pastaj ka njoftuar për fillimin e aplikimit të fermerëve për serra dhe fidane të mjedrës si dhe për takimin e kryetarit Asllanaj me afaristë suharekas.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …