Thaçi e pranon nga Haradinaj

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryetari Thaçi do të angazhohet për dialogun me Serbinë, kryeministri Haradinaj për vizat

Autoritetet më të larta të vendit, kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj do të nisen së shpejti për në Nju Jork të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Njoftohet se gjatë takimeve që do të zhvilloi me autoritete të ndryshme atje, kryetari, Hashim Thaçi do të flas rreth dialogut dhe për çështjen e kufijve me Serbinë ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj do të angazhohet për çështjen e vizave. Njoftohet gjithashtu se gjatë kësaj vizite, kryetari, Hashim Thaçi mund ta ketë një takim edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …