Bundestagu i Gjermanisë ka mbajtur seancë në të cilën është folur për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë, ku në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë. Gjatë seancës në parlamentin e Gjermanisë është thënë se Serbia ka kryer gjenocid edhe në Kosovë. Deputeti gjerman Mihail Brand nga CDU theksoi është gabim të thuhet që lufta e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore ishte ajo në Ukrainë. “Serbia, e mbështetur nga Rusia, kishte nisur luftëra që në vitin 1991 kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe më pas Kosovës. Evropa nuk kishte qëndrim të qartë për këto luftëra. Kishte vetëm fjalë, në vend që të veprohej,” theksoi mes tjerash, deputeti gjerman Mihail Brand. Ai theksoi më tutje se gjatë asaj kohe, presidenti i tashëm i Serbisë Aleksander Vuqiq, kishte deklaruar se “nëse vritni një serb, atëherë nme do të vrasim 100 boshnjak musliman”.
Kontrolloni gjithashtu
Krizë energjetike në prag: KESCO pranon pamundësinë për të mbuluar kërkesën, rrezik për reduktime të energjisë
Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një situatë alarmante dimërore, ku rritja drastike e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
