Gjatë vitit 2024, përplasjet ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë së Kosovës u intensifikuan, ndërsa reforma mbeti e pa përmbushur

Gjatë vitit 2024, përplasjet ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë së Kosovës u intensifikuan, ndërsa reforma në këtë sektor mbeti një premtim i pa përmbushur. Raste të ndjeshme si sulmi terrorist në Banjskë, dosja e pazgjidhur e Astrit Deharit dhe vendimet kontradiktore të gjykatave për rastet në veri shërbyen si bazë për kritikat e vazhdueshme kundër sistemit të drejtësisë. Kryeministri Albin Kurti akuzoi Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzës ndaj Millan Radojiçiqit dhe pjesëtarëve të grupit paramilitar të përfshirë në sulmin e Banjskës. Kurti, duke theksuar edhe intervistimin e ministrave të kabinetit të tij si një veprim jo prioritar. Gjykata Kushtetuese gjithashtu u përball me akuza për vonesa në shqyrtimin e ligjeve të dërguara nga opozita, ndërsa kryeministri  e cilësoi këtë institucion,  më shumë politik sesa juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …