Edi Rama

Gjatë vizitës në Turqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të shoqërohet nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi

Gjatë vizitës në Turqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit si Ministër i Brendshëm. Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër vizitën zyrtare me ftesë të kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave. Brenda 5 muajve, kryeministri Rama po e takon për herë të dytë presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, herën e kaluar në një vizitë jo zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Nol Nushi: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të partisë së Albin Kurtit

Nol Nushi kritikon zgjedhjen e Shiroka-Pulës dhe marrëveshjen politike rreth Speciales

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke …