LDK: Kancelarja Merkel po përcjell me brengosje të madhe debatin rreth ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë

Gjatë zgjedhjeve në Gjermani CDU-ja e kancelares Merkel pësoi rënie për shkak të qëndrimit të saj liberal ndaj refugjatëve

Sondazhet pas mbylljes së kutive të votimit, në Gjermani  konsiderojnë AFD-në e djathtë fituese  në zgjedhjet, në të tria landet. CDU-ja e kancelares Merkel pësoi rënie të ndjeshme, për shkak të qëndrimit të saj liberal ndaj refugjatëve. Kutitë e votimit në Baden-Vyrttemberg, në Rajnland-Pfalc dhe në Saksoni-Anhalt u mbyllën në orën 18.00. Më shumë se 12 milionë gjermanë patë mundësi të votonin për të zgjedhur parlamentet në tri lande. Në bazë të sondazheve paraprake pas mbylljes së kutive të votimit, partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD fitoi 23 për qind të votave në landin lindor të Saksoni- Anhaltit. Me këtë ajo u bë partia e dytë pas CDU-së në pushtet. CDU-ja arriti të marrë 29 për qind. Partia Socialdemokrate, SPD, humbi rreth njëmbëdhjetë për qind, pas Partisë së Majtë, e cila mendohet se mori 17 për qind të votave. Në Landin perëndimor SPD duket se do të vazhdojë të qëndrojë edhe më te  në pushtet. Në bazë të sondazheve pas mbylljes së kutive të votimit, SPD besohet se ka marrë 37,5 për qind. Të Gjelbrit me vështirësi kanë arritur të kalojnë pragun e pesë për qindshit për të hyrë në parlament. Ndërsa AfD arriti të fitojë rreth njëmbëdhjetë për qind të votave, bën të ditur Dojçe Vele.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …