leoni

Gjendja aktuale në komunën e Skenderajt përball COVID-19 është stabile

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë mbledhjes është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të komunës, përball virusit COVID-19. Kryetari Jashari, njoftoi anëtarët e KKSB-së, se në Komunën e Skenderajt, aktualisht janë shtatë (7) raste pozitive të prekur nga virusi, të cilat janë raste kontakti nga komunat e tjera. “Raste aktive momentalisht i kemi 2 në Likoc, 1 në Lubavec, 2 në Polac me banim në Skenderaj, 1 në Mikushnicë dhe 1 në Ternavc. Për të pasur një kontroll më të mirë të familjeve në vetë izolim kërkoj nga komandanti që kohë pas kohë të bëhen kontrolle tek këto familje nëse janë duke respektuar masën e vetë izolimit”, tha Kryetari Jashari. Jashari po ashtu informoi se së fundi kemi marrë një vendim nga Qeveria e Kosovës me të cilin obligohemi që të kontrollojmë hyrjet në institucione publike dhe kështu palët të mos lejohen të hyjnë në objekte komunale pa maska. “Konform kësaj do të vendosim masa preventive duke mos lejuar që qytetarët të hyjnë në objektet komunale pa maska. Po ashtu sipas kërkesës së Qeverisë do të reduktojmë edhe stafin e Komunës”, shtoi tutje Jashari. Në këtë mbledhje u diskutua edhe rreth çështjes së sigurisë, të cilën e raportoi, Komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj Basri Durmishi. Durmishi bëri të ditur se disa aktivitete të policisë janë shtyre, pasi që për momentin fokusi kryesor është tek pandemia, ku shtoi faktin se në mes Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe Policisë, po vazhdon bashkëpunimi për evidentimin e rasteve të dyshimta me virus. Po ashtu në këtë mbledhje u bisedua edhe për dhunën në familje, ku zyrtarja për barazi gjinore, Hyka Ymeri, tha se numri i raportimit të dhunës në familje këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është pak me i madh. Në fund të mbledhjes, të pranishmit u dakorduan për masat preventive që po ndërmerr komuna, në bazë të një urdhërese të lëshuar muaj më parë nga kreu i komunës, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …