Gjendja e sigurisë e qetë në Deçan, kështu u tha në takimin e KKSB-së

Në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e tretë e KKSB-së për vitin 2019 (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi). Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSBE, dhe KFOR-it. Fillimisht Kryetari Bashkim Ramosaj, njëherit edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke i përshëndetur të pranishmit, pastaj hodhi në votim rendin e punës, me ç’rast edhe u aprovua.

  1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit,

  2. Diskutim lidhur me mërgimtarët (ofrimi i shërbimeve, sigurisë, ngjarjeve kulturore etj.),

  3. Diskutim lidhur me parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijes për sezonin verorë,

  4. Shqyrtimi i Draft Planin të punës së KKSB-së për vitin 2019,

  5. Të ndryshme.

Duke e vlerësuar se çështja e sigurisë është e kënaqshme ndër të tjera tha, sa i përket vjedhjes së pyjeve e cila ka qenë shqetësim kohëve të fundit, ky shqetësim dukshëm ka rënie, duke shtuar se policia ne bashkëpunim me rojat e pyjeve ka arritur të reduktoi dukshëm prerjen ilegale të pyjeve për ç’ka u jam shumë mirënjohës, po ashtu raste të zjarreve nuk kemi pas kohëve të fundit. Sa i përket menaxhimit të mbeturinave në bashkëpunim me N.T.P ,,Hixhena’’ jemi në rrugë të mbarë drejt krijimit të një ,,Deçanit Ekologjik’’, shqetësim mbesin qentë endacak që janë shqetësim për të gjitha komunat e Kosovës jo vetëm ne Deçan tha Ramosaj. Edhe komandanti i Stacionit Policorë në Deçan Kapiten Faik Jahmurataj, vlerësoi se gjendja e sigurisë është e qet, rastet e vjedhjeve kanë ren dukshëm njëkohësisht kërkoi që të rritet bashkëpunim mes Drejtorisë së Inspeksionit ani pse nuk mungon por të jemi sa më aktiv në sezonin verorë gjatë inspektimeve të përbashkëta që u takojnë në bazë të ligjit. Po ashtu edhe Drejtori i Inspeksionit Halil Tolaj, tha se kemi rritë bashkëpunimin me policinë, gjatë inspektimeve të përbashkët kemi mbyllur dy lokale të jashtëligjshme në komunën e Deçanit dhe njëherit tha se jemi në procedura për aprovimin e rregullores për respektimin e orarit të punës. Ndërsa koordinatori i KKSB-së Ismet Kukleci, tha se vazhdon të mbetët shqetësuese rruga e cila kalon para Manastirit e cila ka krijuar një huti dhe pa siguri tek qytetarët ku brenda 100 metrave rrugë duhet të kalohet mbi 13 pengesa rrugore(polic të shtrirë) që është pengesë për lirin e lëvizjes së qytetarëve dhe kërkoi nga KFORI që ta trajtoi këtë pengës këtë lëvizje të lire të qytetarëve duke përfshi edhe mekanizmat tjerë si Komunën dhe Policinë. Sa i përket ujit të pijes shqetësuese mbetet sezoni verorë sidomos muajt Korrik dhe Gusht ku qytetarët kanë kërkesa më të mëdha për rëni të nivelit te ujit mirëpo janë ndërmarre masa në aspektin e kujdestarisë dhe të mbikëqyrjes së vijave të ujësjellësit që të mos ketë pengesa për furnizim me ujit të pijes së qytetarëve të komunës së Deçanit tha Petrit Januzaj përfaqësues i kompanisë ,,Hidrodini’’ në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …