Gjendja është nën kontrollë por kërkohet respektim i masave për mbrojtje nga Covid 19

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku është shqyrtuar gjendja aktuale në komunën e Vitisë brenda 24 orëve të fundit rreth situatës epidemiologjike. Në këtë takim, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, njoftoi se gjendja është nën kontroll sa i përket rasteve të infektuara, kurse mbrëmë janë evidentuar dy raste në Skifteraj, që janë raste kontakti. Ai po ashtu theksoi nevojën urgjente të respektimit të masave mbrojtëse, si dhe mbajtjes së distancës, ndërkaq bëri të ditur se është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, angazhim shtesë i inspektorëve sanitar për inspektim të gjendjes në terren. Ndërkohë, në këtë takim u tha se do të vazhdohet me klorifikim dhe dezinfektim, sikur edhe me ndarjen e pakove ushqimore për familjet që janë në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …