Gjendja në Maqedoni po tensionohet pas debateve lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit

Mediet në Maqedoni bëjnë të ditur se pas debateve të shumta lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit situata politike në vend  po acarohet. Gjykata administrative ka urdhëruar rivotimin në një qendër në Tearcë pranë Tetovës, që mund ta ndryshojë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, në dëm të partisë VMRO-DPMNE, e cila ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në rivotim e as nuk do ta njohë rezultatin. Gjendja e tensionuar ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar, pas retorikës kërcënuese ndaj disa ambasadorëve perëndimorë. Lidhur me këtë problem ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit. Rivotimi në Tearcë të Tetovës, i caktuar për më 25 dhjetor, me vendim të Gjykatës Administrative, mund të ndikojë, në më shumë aspekte, të politikës, por dhe sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku i përgjigjet LV-së: “Kushtetuta nuk mund të lexohet ndryshe varësisht se kujt i konvenon”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratës …