Gjendja stabile dhe rënie e numrit të të infektuarave në Viti

Në komunën e Vitisë, aktualisht janë 12 raste aktive me Covid 19, ndërkohë që vetëm 2 raste të hospitalizuar, të cilët janë me gjendje jo të rënduar. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në takimin e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se gjendja aktuale sa i përket pandemisë, është stabile dhe numri në rënie i rasteve, është shpresëdhënës, por që duhet vazhduar me respektim të masave që janë në fuqi. Gjithashtu, u bë e ditur se do të filloj shpërndarja e 206 pakove që janë donacion nga Kombet e Bashkuara, prej të cilave 103 janë pako higjienike dhe 103 pako ushqimore. Edhe procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka raste të infektuarve as nga ana e personelit arsimor e as nga ana e nxënësve. Komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, njoftoi se masat anti covid mbesin në fuqi, sikur edhe ndalim qarkullimi prej orës 22:30, deri në një vendim të ri nga IKSHPK-ja dhe Qeveria e Kosovës. Ai theksoi se policia po vazhdon të monitoroj gjendjen, së bashku me të gjithë mekanizmat për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …