Gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari, e konfirmon gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane

Bashkim Jashari, e konfirmon gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane

Komandanti i FSK-së gjeneral-lejtnant, Bashkim Jashari e ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara në kuadër të ceremonisë së 30 vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror. Ai ishte atje me ftesë të gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane. Në njoftimin për media të FSK-së thuhet se së bashku me homologun nga GK e Iowas Gjeneral Osborn, patën rastin që të mbajnë një varg takimesh të rëndësishme në funksion të bashkëpunimit dhe aktiviteteve. Jashari falënderoi Amerikën për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK. “Gjeneral Jashari konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane dhe në aktivitete e trajnime tjera në funksion të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive të ndërveprimit me forcat partnere”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

Gjykata speciale në Hagë ka nënshkruar një marrëveshje me Mbretërinë e Belgjikës, përmes së cilës …