Gjenerali Agim Çeku rikthehet në fshatin e lindjes pas luftës: “Shtëpia ime ishte bërë rrafsh me tokë”

Gjenerali Agim Çeku ka rrëfyer për herë të parë emocionet e kthimit në fshatin e lindjes pas luftës në Kosovë. Me lot në sy, ai tregoi për humbjen e prindërve dhe për shkatërrimin që gjeti në shtëpinë e tij. “Ndërkohë më ka vdekë nana, mandej mu vra baba në luftë, shpija na u kall… ajo pamja kur s’i gjeta prindërit aty ishte e papërballueshme,” tha Çeku. Megjithatë, ai e përshkroi këtë moment të dhimbshëm si pikë kthese për të nisur një jetë të re dhe për të rindërtuar jo vetëm shtëpitë, por edhe Kosovën. “Lufta i ka të tilla. Emocion, dhimbje dhe krenari,” përfundoi Gjenerali Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …